Alvin Berisha, 11-vjeçari që i shpëtoi ‘ferrit’ në kampin Al Hol në Siri ku qëndroi i vetëm për 5 vite, i është rikthyer jetës normale duke shijuar fëmijërinë dhe dashurinë e përkushtimin e familjes së tij. Foto e fundit të publikuara nga i ati, Afrim Berisha, tregojnë se Alvini ka ardhur në Durrës dhe shfaqet në një gjendje mjaft të mirë dhe thuajse nuk njihet nga Alvini i muajit nëntor 2019, ku u arrit të nxirrej nga kampi në Siri.

Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit, ku Alvini shfaqet e i lumtur dhe plot jetë, duke mbajtur veshur fanellën e kombëtares tonë.

Alvini u çua në Siri nga e ëma që iu bashkua ISIS-it, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi dhe djaloshi 6-vjeç në atë kohë u plagos në këmbë duke mbetur i vetëm në një kamp prej 5 vitesh. Pas shpëtimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Duket se ai e ka marrë veten nga dëmtimi dhe duket i lumtur pranë babait të tij.

Artikulli paraprakTË NXEHTIN NUK E KENI PROVUAR AKOMA, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 40 MLN EURO DROGË, 37 TË ARRESTUAR NË ITALI E SHQIPËRI