Portugalia ka rrëmbyer çmimin e parë të festivalit Evropian të këngës, Eurovision 2017, me këngën “Amar Pelos Dois”.

Një këngë shumë e qetë dhe një zë i ëmbël i konkurrentit Salvador Sobral, theu traditat e këngëve fituese të viteve të kaluara me performanca të gjalla dhe ritmike.27-vjeçari fitoi zemrat e të gjithë publikut dhe jurisë, “Amar Pelos Dois” është kënga që rrëmbeu zemrat e të gjithëve dhe që njëzëri deklaroi se muzika e vërtetë nuk është ajo që kemi parë vitet e fundit, por ajo që i bën zemrat të dridhen prej emocionit, si zëri i Salvadorit.

Në fjalën e tij të fitores, para se të këndonte këngën së bashku me kompozitoren, Salvador tha se: Kjo ishte një fitore e muzikës së vërtetë.Që prej fillimit, kënga e Portugalisë është vlerësuar nga kritikët dhe është renditur në listën e këngëve favorite për çmimin e parë. “Amar Pelos Dois” ka marrë pikët maksimale të shteteve pjesëmarrëse, me përjashtim të Shqipërisë, e cila ruan traditat e respektimit të fqinjëve.