I trullosur nga një zhurmë globale mediatike mbi shpyllëzimet dhe zjarret në pyjet e Amazonës, Brazili ka filluar një ofensivë diplomatike për të bindur bashkësinë ndërkombëtare për burimet e saj mjedisore.

Administrata e Presidentit Jair Bolsonaro ka shpërndarë një material prej 12 faqesh për ambasadat e saj në vendet e huaja, duke përshkruar të dhëna dhe statistika që diplomatët duhet të citojnë për të mbrojtur pozicionin e qeverisë për krizën.

Sipas diplomatëve të kontaktuar nga Reuters, presioni ndaj Brazilit është rritur në ditët e fundit, me imazhe të flakëve në Amazonë të shfaqur në të gjithë botën.

“Është e rëndësishme të mbani mend se në dekadat e fundit, Brazili ka qenë në gjendje të dyfishojë prodhimin bujqësor me anë të konservimit të burimeve,” thotë dokumenti.