Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yorok deklaron nga Shkodra se terrorizmi nuk duhet të shihet me dyftyrësi apo të lehtësohen akte të rënda terroriste. Këtë përgjigje ambasadori turk e dha duke iu referuar vrasjes së besimtarëve musliman me 15 mars në Zelandën e Re.

Terrorizmi nuk ndahet në i mirë dhe i keq ndaj nuk duhet të tregohemi hipokrit tha ambasadori turk gjatë ceremonisë për përkujtimin e luftës së Çanakalasë zhvilluar në Shkodër për të nderuar dëshmorët e rënë mes të cilëve edhe shqiptar

“Ne si Republikë e Turqisë punojmë që terrorizmi të mos injektohet as në ndjenjat kombëtare dhe as fetare dhe kjo është detyrë e secilit prej nesh, e secilit nga kombi për ta luftuar terrorizmin. Të bësh dallim ndërmjet terrorizmit faktikisht është turpi më I madh që mund të bëhet në botë. Nuk ka dallim mes terrorit të mirë dhe të keq, nuk ka terror të mirë dhe të keq. Terrorizmi është diçka e qortuar.

Me datë 15 mars besimtarët musliman që kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re u ekzektuan përmes terrorit, shumë barbare dhe jashtëzakonisht e qortuar dhe e dëmshme që ky akt terrorist të mund të lehtësohet dhe të justifikohet me mënyra të ndryshme. Përpjekja për ta mposhtur terrorizmin me dyftyrësi dhe hipokrizi nuk do të mund të sjell sukses në përpjekjen që bëhet për ta luftuar.

Të premten e kësaj jave në Stamboll do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme me pjesëmarrje të ministrave të jashtëm botëror dhe planifikohet të diskutohen çështje si islamofobia, racizimi që veçanërisht në ditët e sotme përmenden dhe janë më të jetuara në bashkësitë perëndimore dhe në disa shtete të Azisë.

Shpresojmë të marrë pjesë edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Z.Cakaj i cili ka edhe ftesën zyrtare”.
I pyetur për zgjedhjet në Komiunitetin musliman të Shqipërisë dhe kontestimet nga njëra palë ambasadori turk nuk preferoi të japë asnjë koment.

Diplomati turk në prag të ndeshjes Shqipëri-Turqi që do të jetë në Shkodër e sheh si një mtjetër mundësi që dy popujt të tregojnë përmes sportit miqësinë e tyre

“Të enjten në Shqipëri mbërrin ekipi i Turqisë të cilët do të dalim t’i mirëpresim. Besoj se do të vijnë në Shkodër po atë ditë për përgatitjet e tyre teknike. Natyrisht që do jemi pjesëmarrës në ndeshjen që do zhvillohet.

Kam dëgjuar se do jetë një përballje shumë emocionuese dhe shumë e bukur, me pjesëmarrje të dendur edhe nga nga Kosova dhe Maqedonia dhe shpresojmë që të jetë aq e bukur sa të mund ta nënvizojmë rishtazi shumë trashë miqësinë midis popujve”.

Artikulli paraprakAVOKATI: ARRESTIMET PËR FAJDET PËR T’I BËRË QEJFIN QEVERISË
Artikulli tjetërSHKODËR, INVALIDËT PUNËS PENSIONE QESHARAKE