Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një mesazhi të dhënë në profilin zyrtar të Facebook-ut ku i drejtohet pjesmarrësve që do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita, se çdo akt dhune është i paligjshëm.

Ambasada Amerikane ndër të tjera bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:
“E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet.

Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.”

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E DROGËS NGA SHQIPËRIA NË GREQI, 11 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërPËRMBYSET ANIJA, DHJETËRA EMIGRANTË RAPORTOHEN TË VDEKUR