Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pret hetim të plotë të vrasjes në zonën e Bllokut në kryeqytet, sikundër edhe për rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një reagim në faqen e saj në fb, Ambasada amerikane shkruan se “Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.

Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.

Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.

Artikulli paraprakREAGON GRUEVSKI: HUNGARIA KA PRANUAR KËRKESËN PËR AZIL
Artikulli tjetërFIGURONTE I PAPUNË, POR I SEKUESTROHEN 360 MIJË € PASURI