Ka shkuar në 4 numri i të plagosurve shqiptarë nga zjarret në Athinë.

Ambasada shqiptare në Athinë ka njoftuar për një tjetër shqiptar të minoritetet grek, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.

Ndërkohë, tre të plagosurit e tjerë të cilët u konfirmuan një ditë më parë janë një grua nga Berati dhe dy fëmijë nga Fieri nga e njëjta familje, 10 dhe 13 vjeç.

Ambasada shqiptare thotë së është në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.

Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Athinë

Ambasada e Shqipërisë në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.

Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.

Artikulli paraprakKAPEN 50 KLANDESTINË, POLICË NGA 9 SHTETE PATRULLUAN KUFIRIN NË GJIROKASTËR
Artikulli tjetërPAS SHKARKIMIT TË FATOS LULOS, SHPALLET VAKANCA PËR ANËTAR TË KUSHTETUESES