Një ditë para protestës së opozitës përpara kryeministrisë, Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë deputetëvë të opozitës të cilët vendosën të largohen nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Në njoftimin e saj ambasada thekson se mbështet të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.

Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare thuhet në njoftimin zyrtare të Ambasades Amerikane në Tiranë

Nderkohe lidhur me protestën e nesërme të opozitës ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Ajo i ka bërë thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi për të parandaluar përshkëllëzimin e dhunës gjatë protestës.

Në deklaratën e tyre thuhet se se mbështesin atta që janë të angazhuar në Parlament për procesin demokratik të vendit dhe për të mbrojtur interesat e popullisë shqiptare e cila dëshiron të ecë drejt BE-së.

Gjthashtu në njoftim thuhet se situata politike ka një nevojë urgjente të kapërcehet duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara.

Artikulli paraprakMALI KOLAJ, BANORËT: NUK KEMI SHËRBIM SHËNDETËSOR
Artikulli tjetërSHKODËR, PD THIRRJE QYTETARËVE PËR PROTESTËN