Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Duncan Norman ka komentuar sulmin kimik ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani.

Në një përditësim për mediat, zoti Norman sqaroi se Mbretëria e Bashkuar do t’i përgjigjet ashpër incidentit, por garantoi se vendi vijon të mirëpresë shtetas rusë të cilët jetojnë duke respektuar rregullat dhe ligjet britanike.

Ambasadori deklaroi se Mbretëria e Bashkuar pret përgjigjet e duhura nga aleatët në NATO, por kjo nuk nënkupton që masat e ndërmarra në ditët e fundit ndaj Rusisë janë përgjigje ushtarake.

Zoti Duncan theksoi përtej këtyre sanksioneve, Britania dhe Rusia vijojnë të mbeten në marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me njëra-tjetrën, ndërkohë që shtoi se Londra zyrtare nuk dëshiron një rikthim të Luftës së Ftohtë apo një marrëdhënie të tillë me Moskën.

Artikulli paraprakNE 2017 U RRITEN KËRKESAT E SHQIPTARËVE PËR AZIL NË GREQI
Artikulli tjetërKROACIA KERKESE SHQIPËRISË: NDALONI NDOTJEN E DETIT ADRIATIK