Gjosha-ambasadorit britanik:Rruga drejt BE, e patjetërsueshme

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ka pritur sot në një takim kortezie, Duncan Norman, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e forta mes dy vendeve. Ambasadori Norman, vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht reformën në drejtësi, si një prej më të rëndësishmeve për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor. Ministrja Gjosha, falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë , në sektorë si arsimi, drejtësia, apo burgjet, ku një sërë projektesh janë financuar pikërisht nga Mbretëria e Bashkuar. Ministrja Gjosha, theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë rrugën e reformave, për t’u mundësuar qytetarëve të saj, standarde jetese europiane. Ministrja Gjosha, u shpreh gjithashtu, se pavarësisht situatës që po kalon Europa, Shqipëria e konsideron të patjetërsueshme rrugën e saj drejt BE-së.

Artikulli paraprakLIGJI I MBETJEVE NE GRUPIN E PS.SHALSI,MIRATOHET ME 22 SHTATOR
Artikulli tjetërSKANDALI I KARTEMONEDHAVE,KOMISIONI DEGJON GUVERTNATORIN DHE KREUN E KLSH