Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zigraf gjatë vizitave të tij në Shkodër ripërsëriti qëndrimin e mëparshëm se shqiptarët kanë zero shanse për azil në Gjermani

Ata që mund të shkojnë në Gjermani janë fuqi punëtore e kualifikuar sipas profesioneve të ndryshme shprehet ambasadori gjerman por nga ana tjetër shqiptarët duhet që të qëndrojnë edhe në vendin e tyre. Në Gjermani në mars futet në fuqi një ligj i ri duke lehtësuar procedurat për shqiptarët që shkojnë me kontrata pune

I pyetur se dhe sa persona mund t’i duhen Gjermanisë si fuqi punëtore nga Shqipëria ose Ballkani ambasadori Zingraf zgjodhi të buzeqeshë dhe të mos përgjigjet

Këto deklarata ambasadori gjerman i bëri gjatë vizitës së tij tek organizata “Shpresë për të ardhmen” që mbështetet nga GIZ-i gjerman, organizatë në të cilën të rinjtë zhvillojnë kurse të ndryshme dhe më pas punësohen ose vetëpunësohen duke qenë të gatshëm në tregun e punës.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 09.10.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, RINTEGRIMI I TË RINJVE TË KTHYER NGA EMIGRIMI