Austria, shteti që ka presidencën e radhës të BE do të mbështesë plotësisht Shqipërinë në integrimin europian.

Deklarata u bë nga ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johan Sattler gjatë prezantimit të librit “Administrimi Austro-Hungarez i Shqipërisë në vitet 1916-1918 të profesor Mariano San Nikolo.

Megjithatë ambasadori Sattler përmendi problematikat me të cilat po haset Ballkani sot.

Ambasadori, organizatorët dhe historianët vlerësuan librin “Administrimi Austro-Hungarez i Shqipërisë në vitet 1916-1918” i cili vjen tashmë i përkthyer në gjuhën shqipe.

2018-ta është viti kulturor mes dy shteteve si Austria dhe Shqipëria dhe deri në fund të këtij viti do të vijojnë aktivitete të ndryshme për të risjellë në vëmendje ngjarje dhe histori që lidhin Shqipërinë dhe Austrinë.