Edhe ambasadori i Britanisë Norman Duncan ka reaguar lidhur vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin.

“Vendimi për Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor po maturohet. Por dështimi për të dënuar kundër akuzave më serioze ngre pyteje dhe tregon rëndësinë e cuarjes deri në fund të reformës në drejtësi” shkruan ambasadori në një postim në twitter.

Sipas vendimit, Tahiri u dënua 5 vite burg për shpërdorim detyre, që me gjykimin e shkurtuar ulet me 1/3 dhe shkon në 3.4 vite burg. Edhe këtë masë, Gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove me kushtin që të mos kryejë vepër penale dhe të mos ushtrojë funksione publike për 3 vjet.