RAUNIG VLERËSON INVESTIMET GJATË VITEVE TE FUNDIT.Ambasadori i osbe ne Shqipëri ka vizituar nga afër komunën e Bushatit. Ndalesa e ambasadorit ka qene fillimisht ne komunën e Bushatit ku është takuar me kryetarin e Komunes Zef Hila.

Gjate ketij takimi, Hila ka njohur ambasadorin Florian Raunig me investimet qe janë kryer ne territorin e komunës gjate viteve te fundit.Ambasadori Raunig ka përgëzuar stafin e komunës për atë ç’fare është bere duke deklaruar se Bushati është shembull i zhvillimit ekonomik.Gjate kësaj vizite, ambasadori Raunig ka zhvilluar nje sere takimesh duke u ndalur fillimisht tek vëllezërit e Nene Terezës qe janë prezent ne Bushat qe nga viti 1993. Gjate kesaj vizite ai ka vlerësuar misionin human te tyre por edhe mbështetjen qe ato i japin banoreve te zonës. Raunig i shoqëruar nga kryetari i Komunës Zef Hila ka pare nga afer edhe ambientet e konviktit te shkollës se mesme profesionale kombetare Ndre Mjeda, konvikt ky i cili i jepe mundësi te gjithë nxehëseve nga te gjitha zonat e vendit qe te jene prezent ne kete shkolle.Ndalesa radhës, ka qene ne landfillin e Bushatit, nje investim ky i kryer nga qeveria shqiptare qe tashme ka marre formën e tij, pas depozitimit te  mbetjeve urbane nga njësite vendore. Ai është njohur edhe me vështirësitë sa i takon pagesave nga njësiteve vendore. ambasadori ka përmbyllur vizitën e tij ne Bushat me vizitat ne dy biznese te zones, te cilet operojnë prej vitesh ne ketë komune.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/NRt0qzuxMN8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]