Ambasadori i ri i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître vizitoi qarkun Shkodër duke zhvilluar takime me kryetarët e bashkive. Ambasadori zvicerian mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara

nga Programi Për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (DLDP), me rastin e mbylljes së kësaj zyre në Shkodër. Megjithatë Maitre siguroi se mbështetja për forcimin e qeverisjes vendore në Shkodër do vijoje.

Gjatë vizitave të mia në Shkodër kemi diskutuar progresin që është bërë gjatë këtyre viteve dhe kam qenë i vëmendshëm ndaj reformave të qeverisë shqiptare.

Në mënyrë të veçantë bëj referencë për reformën territoriale, reformën në administratën publike dhe kornizën ligjore për financat vendore.

Dua t’i jap përgëzime Shqipërisë. Me rëndësi është zbatimi i këtyre reformave dhe jam i vetëdijshëm se përbën një sfidë të madhe për bashkitë edhe pse ne kemi mbështetur pushtetin vendor prej shumë vitesh. Për shkak të këtyre reformave të reja vendosëm të vijojmë mbështetjen tonë”.

Ambasadori zvicerian vlerësoi menaxhimin e mbetjeve apo zyrën me një ndalesë të mbështetura pikërisht nga qeveria zviceriane.

“Pata kënaqësinë të dëgjoj perspektiva të ndryshme nga kryetar bashkish në veri që i përkasin partive të ndryshme. Kjo perspektivë e tyre gjithashtu edhe reagimet e qytetarëve

ndaj këtyre reformave dhe reagimin e sektorit privat është një element shumë i rëndësishëm për ambasadën. Mbeta i befasuar nga puna që është bërë në menaxhimin e mbetjeve dhe shikova rezultatet tek qendra me një ndalesë”.

“Bashkitë e Forta” është një projekt tjetër i zviceranëve që sapo ka nisur dhe që mbulon të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

“Janë një numër projektesh që do përfitojnë dhe një prej tyre është Bashkitë e Forta, ky projekt do ndërtojë mbi përvojën e akumuluar dhe në mënyrë të veçantë me përvojën që është bërë në bashkitë e veriut të Shqipërisë.

Projekti i ri do mbulojë të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Ka edhe projekte të tjera ku do përfitojnë bashkitë lidhur me mbetjet, çështjet e shëndetit dhe menaxhimin e ujërave”.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi falënderoi Zvicrën për mbështetjen e dhënë për Shkodrën.

Në këto vizita në terren të ambasadorit u shkëmbye informacion për arritjet kryesore të Programit DLDP si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen bashkitë.