Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre i ka bërë apel klasës politike që dialogu të bëhet në Parlament, pasi kjo ndihmon edhe në imazhin pozitiv të vendit.

Adrian Maitre: Imazhi i Shqipërisë do përmirësohej nëse forcat politike do bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Imazhi i Shqipërisë nuk korrespondon me realitetin.

Ky vend është i sigurt, mikpritës dhe interesant. Aktorët politike duhet të influencojnë në krijimin e një reputacioni të mirë për Shqipërinë. Dialogu në Parlament ndihmon për të pasur një imazh pozitiv të vendit.

Deklaratat e ambasadorit u bënë në fushatën ndërkombëtare digitale të Turizmit 2019 “Be taken by ALBANIA” , ku të pranishëm në aktivitet ishin edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ministri Blendi Klosi.

Artikulli paraprakPROTESTA PARA PARLAMENTIT, PROCEDOHEN 8 PERSONA, 12 JANË NË KËRKIM
Artikulli tjetërLAMTUMIRË SADIJE! RAMA KUJTON BASHKËSHORTEN E DRITËRO AGOLLIT