Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Dušan Mrdovic, ka zhvilluar një takim në shoqatën e pakicës malazeze në Shkodër, Alba-Montenegro.

Vizita u zhvillua në ambjentet e shoqatës dhe shërbeu për njohjen e ambasadorit me përparimin e të gjithë objektivave dhe qëllimit të shoqatës për ruajtjen e identitetit të pakicave malazeze në Tiranë. Vizita të tilla janë të zakonshme.

Shoqata “Alba-Montenegro” operon prej vitesh dhe është një ndihmesë e madhe ëpr të gjithë komunitetin e pakicës malazeze.

Përmes saj, ky komunitet ka patur mundësi edhe të mos harroj gjuhën e saj. Përgjatë gjithë vitit zhvillohen kurse të ndryshme për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit.

Podgorica zyrtare nuk i ka lënë asnjëherë jashtë vëmendjes, duke zhvilluar takime të vazhdueshme në Shkodër.