Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johan Sattler deklaroi nga Shkodra se qeveria duhet të vazhdojë të godasë të fortët ndërsa për termin Peshku i Madh

tha se u shpik nga një person që nuk është më në Shqipëri duke iu referuar ish-ambasadorit amerikan Doland Lu.

“Peshku i madh, njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri. Por ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv, sepse ka një përqëndrim të madh këtë periudhë për të dërguar pas hekurave të “fortët”.

Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe në vazhdimësi punën që do të kryhet, pasi arrestimi është vetëm një gjë.

Duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit”.

Askush nuk duhet të ngutet sa i përket Vettingut të politikanëve në Shqipëri sepse më parë duhet të ngriten institucionet e reformës në drejtësi.

“Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojnë pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të jetë zyra kombëtare e hetimit,

do të ketë Spak dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë punë. Nuk duhet vetëm për gjyqtarët sepse ata shikojnë në politikë”.

Ambasadori Sattler ka një mesazh për opozitën e cila ka braktisur Parlamentin.

“Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është Parlamenti. Nga kontakti me përfaqësuesit politik të të gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në Parlament.

Por unë jam shumë shpresëdhënës dhe optimist se mund ta arrijmë atë, dhe atëherë mund të kemi edhe një zgjidhje”.

Duke folur për procesin e Vettingut, ambasadori austriak thotë se ky proces nuk ka ecur aq shpejt sa është pritur.

“Ajo që kemi në këto 2 vite të ndryshimeve kushtetuese në Parlament, janë lëvizjet e para, ku Vettingu ka nisur dhe gjashtëdhjetë njerëzit e parë janë verifikuar.

Jo gjithçka ka shkuar aq shpejt sa kemi dashur ne. Gjithashtu kemi një çështje me mbushjen e disa valleve të dyzet e dy institucioneve të ndryshme, si zakonisht,

por kjo do të zgjidhet gjatë muajit të ardhshëm dhe janë mjete shumë të rëndësishme për t’u bashkuar dhe për të krijuar këto institucione të rëndësishme, sidomos këshillin e lartë të drejtësisë dhe prokurorisë si dhe Spakun”.

Austria ka Presidencën e radhës të Bashkimit Europian dhe shteti austriak do e mbështesë Shqipërinë por nëse Shqipëria bën mirë detyrat e shtëpisë, të lëna si kushte nga BE.

“Jam i lumtur që Austria ka futur Ballkanin në axhendën e saj të Unionit Europian. Ballkani është një nga tre gjërat kryesore të rendit të ditës për Austrinë, duke e çuar të gjithë rajonin më afër Bashkimit Evropian.

Shqipëria si një faktor i rëndësishëm ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Rajon.

Shpresoj shumë që ata mund të përdorin këto tetë muajt e ardhshëm deri në qershor të vitit të 2019-ës për të bërë përparim të vërtetë në çështjet kryesore që janë në tryezë që është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi. Mendoj se është një moment i rëndësishëm për tetë muaj, me të vërtetë do të doja te shihja më shumë unitet kombëtar në çështjet e interesit kombëtar, pasi kjo çështje është procesi i integrimit në Bashkimin Evropian”.

Deklaratat ambasadori austriak i bëri gjatë festës së Austrisë në Shkodër.

Artikulli paraprakAKUZAT E PD/ BASHA: RAMA ERDHI NË PUSHTET ME VOTAT E KRIMIT, I SIGURUAN 15 MANDATE
Artikulli tjetërFESTA E AUSTRISË NË SHKODËR