Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se çështja e reformës në drejtësi është e ndërlikuar dhe komplekse.

Gjatë një deklarate për gazetaret, Soreca garantoi se shumë shpejt do të krijohet SPAK, BKH dhe Gjykata Kushtetuese.

Luigi Soreca: Reforma në drejtësi është një çështje e ndërlikuar dhe komplekse. Është një çështje që është ndjekur gjatë gjithë kohës. Vetëm këtë janë jemi 3 herë për këtë çështje.

Është si puna e karburantit, që është dashur pak kohë që karburanti të shkojë tek motori, tani që motori do të ndizet do të kemi të gjitha SPAK , BKH dhe natyrisht edhe Gjykatën Kushtetuese. Në po ndjekim strategjinë 2019-2023.

Në fakt karburanti ka qenë naftë, sepse karburanti naftë është më i mirë dhe zgjat më shumë.