Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur takimin e ambasadorit Luigi Soreca me kreun e SPAK, Arben Kraja.

SHBA, thotë Kim, mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri dhe SPAK duhet të ketë sukses.

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca zvilloi sot një takim kryetarin e SPAK Arben Kraja, me të cilin diskutoi për sfidat e SPAK si institucion të ri, si dhe rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale.

Luigi Soreca: ‘’Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri.

Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.’’

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON 5 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE, 2 PREJ TYRE ISHIN NË KËRKIM
Artikulli tjetërAKSIDENT TE “GJYQI I VJETËR”, PLAGOSET DREJTUESI I MOTOÇIKLETËS