VLAHUTIN: ZGJEDHJET VENDORE ME RËNDËSI PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE. “Blerja e votës është kriminale”. Me këto fjalë i është drejtuar ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin studentëve gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës. Ambasadorja tha se ka edhe një listë me persona me të shkuar kriminale por që nuk mund të publikohet sepse ambasadorët nuk janë të zgjedhurit e shqiptarëve.

Financimi i fushatave të partive mund të vijë nga korrupsioni tha ambasadorja e BE ndërsa zgjedhjet vendore i quajti të rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian Ambasadorja e BE foli edhe për sigurinë duke thënë se do jenë më shumë se 200 vëzhgues ndërkombëtar ndërsa tha se njerëzit duhet të ndjehen të sigurtë dhe të mos ketë incidente. Në fund ambasadorja Vlahutin bëri edhe një gjiro në pedonalen “Kolë Idromeno” ku kritikoi vendosjen e flamujve politik.

Artikulli paraprakMBESHTETJE PËR FËMIJËT PAK
Artikulli tjetërVUSHAJ: SHABLLONET, TË VERBËRIT PA SHOQËRUES NË VOTIME