Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka mbështetur fjalën e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi të mbajtur në sesionin e ri të kuvendit, që Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit.

“Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit”, ka shkruar Kim në një postim në Twitter.

Kujtojmë se ditën e hënë më 7 shtator, kryeparlamentari Gramoz Ruçi në fjalën e tij në sesionin e ri të Kuvendit tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 21 janar të 2021 të ketë filluar punën. Ruçi theksoi se edhe pse Kuvendi ka hapësira të kufizuara për të nxituar organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, nuk do të falin asnjë vonesë dhe se brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale.

Ditën e sotme Ambasada e SHBA-së përmes një postimi ka përshëndetur hapjen e garës për hetuesit e BKH-së duke theksuar se Shqipëria meriton një drejtësi transparente dhe profesionale .

Sot u takua ambasdari i BE-së, Luigi Soreca me Aida Hajnaj, i cili i konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për prioritetet e byrosë që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Për krijimin sa më të shpejtë të BKH-së, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim një ditë më parë më parë ka zhvilluar takime me Aida Hajnaj drejtuesen e këtij institucioni të ri të dalë nga reforma në drejtësi dhe Arben Krajën, drejtuesin e SPAK. Në fokus të takimeve ishte pikërisht vënia në punë sa më shpejt të kësaj byroje që do të luaj rolin e një FBI-je shqiptare dhe veprimin e drejtësisë duke luftuar korrupsionin.

Artikulli paraprakPËRFUNDON RESTAURIMI KISHËS SË THETHIT. MASSAFRA JEP BEKIMIN E TIJ
Artikulli tjetërDO VLERËSOJNË PROCESIN ZGJEDHOR 2021, GJYQTARËT E KOLEGJIT ZGJEDHOR BETOHEN