Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi ku duhet se në fokus të diskutimeve ka qenë mbrojtja nga koronavirusi.

Ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, njofton ambasada e SHBA.