Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të magjistratëve, zv.ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones tha se brezi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar do largohet së shpejti dhe magjistratët e rinj janë fytyra e ndryshimit.

Ajo tha se SHBA do vazhdojë me përkushtimin dhe mbeshtetjen ndaj shtetit ligjor në Shqipëri. Gjithashtu zv/ ambasadorja i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të bashkëpunojnë për emërimin e magjistratëve të rinj dhe ngritjen e SPAK dhe BKH.