DREJTUESIT BESOJNË SE SKUADRA U LARGUA NGA RREZIKU I RËNIES.Fitorja e Vllaznisë ndaj Laçit ka rritur optimizmin në kampin shkodranë. Fitorja e katërt radhazi, ka sjellë më të vërtetë një gjendje qetësie tashmë edhe tek drejtuesit.

Kryetari i bordit, Xhevdet Amuli por dhe drejtori sportiv, Armir Grima, janë shprehur mëse të kënaqur me suksesin e arritur dhe njëkohësisht besojnë se ekipi do të vijojë të ruajë këtë ecuri jashtë rrezikut të rënies nga kategoria.Vllaznia ndonse është në vendin e 7 në klasifikimin e përgjithshëm, është në kuotën e 20 pikëve, ka lënë pas vetes në vendin e 8 Teutën e durrësit me 13 pikë, Apoloninë e Elbasanin me nga 9 pikë, duke krijuar kështu një shkëputje të rëndësishme. Në dy javët e fundit për këtë vit, Vllaznia do të luajë të mërkuren në transfertë ndaj Partizanit. Ndërkohë që në javën e fundit kuqelbutë do të presin në Shkodër, ekipin e Skëndërbeut. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/t9P4QDIcgXQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]