Prodhimet bujqësore dhe zhvillimi i agroturizmit në njësinë administrative të Anës së Malit ishin ishin kryefjala e panairit të zhvilluar ditën e sotme në sheshin para bashkisë Shkodër. Albana Neziri, kryetare e shoqatës “Green Centre Albania” që prej disa muajsh merret me përkrahjen e banorëve në anën e Malit tregon qëllimin e këtij aktiviteti.

Falë këtij panairi blegtorët e fermerët e Anës së Malit mund të gjejnë treg më të gjerë për të shitur prodhimet e tyre bën të ditur Neziri.

Faza e parë e panairit është organizuar ditën e premte, ku prodhimet e zonës u promovuan në Oblikë ndërsaa këtë të dielë, banorët e zonës patën mundësi të shesin prodhimet e tyre bio tek qytetarët shkodranë.