Përroi i Oblikës në njësinë e Anës së Malit i cili ishte kthyer në një kërcënim për familjet e asaj zone pritet që shumë shpejt ti nënshtrohet ndërhyrjes serioze për investim.

Duket se Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit me qender në Lezhë ka marrë në konsideratë kërkesat dhe ankesat e herëpashershme nga drejtuesit e administratës

Ana e Malit për të nisur brenda një kohe jo shumë të gjatë investimin në të i cili për momentin do të jetë pjesor aty ku argjinatura e përroit shfaq probleme për rrezik përmbytje

Një tjetër investim anti-përbytje që do të bëhët në këtë njësi është edhe pastrimi dhe hapja e përroit të Belvederit që ndaj kufirin shqiptaro-malazez i cili ndër vite ka sjellë edhe përmbytje në tokat bujqësore thotë Ceni

Po ashtu pritet ndërhyrje edhe në kanalet kulluese të fshatrat të kësaj njësie njesie në mënyrë që të parandalohen përmbytjet masive të cilat tashmë janë bërë mik i përvitshëm për këtë zonë