Bashkia e Shkodrës ka shtrirë “hartën” e investimeve në infrastrukturë në të gjithë territorin e saj. Në Njësinë Administrative Ana e Malit, ka nisur puna për sistemim- asfaltimin e rrugës Oblikë- Lagja e Re.

Projekti i financuar nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me vlerë 53,6 milion lekë, parashikon shtrim asfalti në sipërfaqe 820 m2, linja kanalizimi të ujrave të bardha- KUB 80 ml, ndriçim LED me 6 shtylla, lulishte dhe trotuare 500 m2 si dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

Bashkia e Shkodrës vazhdon të orientojë investimet e veta në zona me densitet të lartë të popullsisë ku impakti në përmirësimin e standarteve të jetës është i dukshëm, siç është edhe rruga Oblikë- Lagja e Re.

Artikulli paraprakGOMSIQE E RE, BANORET: BASHKIA TË RISHIKOJË PROJEKTIN
Artikulli tjetërPRONËSIA KOSMAÇ, ZEF HILA TAKIM ME BANORËT