Te gjithe meritojne nje shans te dyte per tu arsimuar e mbi te gjitha femijet ne gjendje rruge , shume prej te cileve edhe pse jane mbi 10 vjec jane analfabet.

Per kete qellim Bashkia Shkoder ne bashkepunim Drejtorine Arsimore po krijojne nje klase te posacme, ne menyre qe keta femije te mesojne fillimisht te shkruajne dhe lexoje e me pas te vazhdojne programet e zakonshme mesimore.

Lajmi behet i ditur nga drejtori i shtepise se femijes shkollore 6-18 vjec Gezim Mahmudaj , ndresa ai sqaron se ky kontigjent femijesh te cilet ishte ne gjendje rruge tashme eshte sistemuar brenda ketij institucioni. Kjo klase eshte menduar te vendoset ne shkollen “Salo Halili” ndresa pjese do jene dhe femije nga komuniteti rom dhe egjyptian.