Partia Socialiste, nuk do të humbasë kohë për të kaluar në sitë, rezultatin e 21 qershorit, duke i hapur udhë analizës, që nga fillimi i javës së ardhshme. Mësohet se nga e hëna Asambletë në Rrethe të PS, do të bëjnë një bilanc të arritjeve dhe dobësive të partisë më të madhe në pushtet, për t’I paraprirë kështu zgjedhjeve të brendshme dhe betejës së 2017-ës.

Burime nga kjo forcë politike thanë se nxitimi për të analizuar rezultatin vjen pas urdhrit të vetë kryesocialistit Edi Rama, për të përmbyllur procesin brenda 30 korrikut. Të njëjtat burime thanë se fokus të veçantë do të kenë analizat e bashkive Shkodër, Lezhë, Pogradec dhe Përmet, zona, bashki në të cilat, PS humbi në zgjedhjet e 21 qershorit. Analiza e Asambleve do te jetë edhe baza mbi të cilin do të nisin zgjedhjet brenda partisë në muajin shtator. Vendimi i Asamblesë Kombëtare një ditë më parë, përcakton qartë periudhat zgjedhore brenda partisë. Zgjedhjet në organizatat socialiste do të mbahen nga data 10 shtator deri në 10 nëntor, ndërsa zgjedhja e delegatëve të kongresit sipas parimit një anëtar një votë do të mbahen në 21 nëntor. Ky proces, i paraprin, Kongresit Zgjedhor, që pritet të mbahet në muajin janar, nga ku do të dalin anëtarët e rinj të Asamblesë dhje do vulosen ndryshimet në statutin e partisë.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, BASHKËPUNIMI PS – LSI SOLLI FITOREN
Artikulli tjetërLEGJENDA E FUTBOLLIT PELE, NË SPITAL