Tashmë nuk ka më dyshime, pasi edhe zyrtarisht konfirmohet nga analizat e ADN-së se personi që u gjet i djegur në makinë në Fushë Krujë pak ditë më parë është Xhafer Osmani nga Mitrovica e Kosovës.

Tashmë nuk ka më dyshime, pasi edhe zyrtarisht konfirmohet nga analizat e ADN-së se personi që u gjet i djegur në makinë në Fushë Krujë pak ditë më parë është Xhafer Osmani nga Mitrovica e Kosovës. Pas daljes së analizave të ADN, familjarët do të tërheqin trupin në morg.

Ndërsa Prokuroria e Krujës është në pritje të aktit-Mjeko-Ligjor, që do përcaktojë shkaqet e vdekjes së Osmanit. Shqiptari nga Kosova u gjet i djegur në makinë në datë 5 maj, ndërsa në komunikimin e fundit që kishte pasur me të afërmit, i kishte njoftuar se do të ikte në Shqipëri, pasi kishte punë.

Ai u fut në Shqipëri në datë 29 Prill, ndërsa në datë 5 maj u gjet i djegur brenda në makinë. Policia shoqëroi disa persona pas ngjarjes, ndërsa deri tani vetëm njëri është i arrestuar. Policia është duke hetuar në disa pista.

Mësohet se pas kësaj ngjarje fshihet një histori intime, pasi viktima Xhafer Osmani ka pasur një lidhje me një grua në Kosovë, e cila ka qenë e martuar me dikë tjetër. Në dijeni të kësaj lidhje të fshehtë ka qënë burri i saj, i cili ka vendosur ta refuzojë gruan e tij.

Artikulli paraprakSHKODER ,MERR URDHER MBROJTJEJE SEPSE E DHUNON DHENDRRI
Artikulli tjetërXHAFAJ PREJ MINISTRIN GJERMAN: REFORMAT E NISURA PO JAPIN FRYTET