Presidenti i Sindikatës së futbollistëve profesionist shqiptar, Andi Lila ka konfirmuar se në ditët e ardhshme do i kërkojë qeverisë shqiptare miratimin e statusit të sportistëve.

Lojtari i Tiranës dhe kombëtares shqiptare i bëri thirrje edhe artistëve që t’i bashkohen kësaj kauze të tij, ku së bashku do të kërkojnë të drejtat e tyre.

Nëse nuk miratohen të dy statuses, si të sportistëve ashtu edhe të artistëve, Lila tha se janë gati të dalin edhe në protesta.

“Në dekadën e fundit unë jetova jashtë shtetit, në Greqi dhe Itali. Të ndalem te Greqia, si një vend sindikalist. Ky ishte një motiv që krijova edhe Sindikatën e Futbollistëve profesion shqiptar. Sportistët dhe artistët janë nderi i këtij kombi. Por kauza që do të na bashkojë në të ardhmen si sportistët edhe artistët është statusi.

Unë jam informuar dhe ju nuk e keni statusin. Ne si sindikatë, po e them këtu për herë të parë po organizojmë dhe kemi shkruar statusin e sportistit dhe do të kërkojmë që ky status të miratohet dhe të ketë statusin. Që do të thotë se një sportist në vendin tonë që ka kontribuar për shumë vite, futbolli është një tmerr i vërtetë se nuk janë paguar sigurimet shoqërore.

“Një futbollist që ka luajtur 20 vjet vetëm 3 vite ka sigurime. Ne do të marrim masat tona. Një nga pengjet e mia është se unë nuk kam mësuar nga aq sa di.

Unë mësoj çdo ditë, dua të mësoj. Normalisht e meritojnë një trajtim, se normalisht nuk do të bëhen të gjithë trajnera specialista futbolli. Normalisht që të mos bëhemi barrë, pasi sportistët dhe artistët janë nderi i kombit dhe të mos bëhen barra e kombit.

“Këto duan një pension special, që këto të mos përfundojnë rrugëve dhe për këtë do të këmbëngulim fuqishëm. Ne do të kërkojmë në të ardhmen, bashkë dhe me artistët. Ne do t’i kërkojmë paketë, nëse pranojnë njërën ne nuk pranojmë.

Ne jemi shumë të fortë. Ne do të bëjmë kërkesat tona dhe nëse nuk miratohen, ne si sindikatë do të dalim në protesta, ashtu siç e kemi dhe në statut. Një vend që ka protesta është një vend me zhvillim,” tha Lila.

Artikulli paraprakDY SHKOLLA TË REJA DO MBAJNË EMRIN “VAÇE ZELA” DHE “KRISTO FRASHËRI”
Artikulli tjetërPAS SULMEVE IRANIANE, SHQIPTARI EVAKUOHET NË KUVAJT