Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një konferencë për mediat me homologun e Polonisë Jacek Czaputowicz, e falenderoi këtë të fundit për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Bushati: I shpreh mirënjehje Polonisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe tani në procesin e anëtarësimit.

Iniciuam konferencën e Tiranës që është një ndihmëse e çmuar që Polionia i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, kryesisht me fokus detyrimet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24.

Një eksperiencë e vyer polake, e cila gjithashtu ka akumuluar nga transferimi i eksperiencës holandeze në të shkuarën dhe me bujari po afron këtë për vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosoven duke kontribuar në fuqizmin e burimeve njerëzore.

Artikulli paraprakJAVA E EUROPËS/ VLAHUTIN: DO TË FINANCOJMË DHE PROMOVOJMË ÇDO GJË TË BUKUR TË SHKODRËS
Artikulli tjetërPD MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR, DISKUTOHET PËR TAHIRIN, DROGËN DHE KOMISIONET