Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini është shprehur optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Europian të Punëve të Jashtme, Mogherini tha se mezi pret që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat për në Bashkimin Europian.

”Kur të shikoni në hartën e Europës, shihni se Ballkani është në Europë”.

”Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkim i Ballkanit me Europën”, theksoi Mogherini.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së e bëri këtë deklaratë në një kohë kur Parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave me Shqipërinë.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA KA PAGËN MINIMALE MË TË ULËT NË RAJON DHE NË EUROPË
Artikulli tjetërOPOZITA E RE KRIJON GRUPET PARLAMENTARE, RUDINA HAJDARI NË KRYE TË GRUPIT TË PD-SË