Angela Merkel rizgjidhet për herë të katërt kancelare e Gjermanisë.

Të mërkurën e 14 marsit 2018 Bundestagu gjerman votoi me 364 vota pro, – nga 709 gjithsej – zgjedhjes së kancelares, Angela Merkel.

Shumica e kërkuar ishte 355 vota.

Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD: Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës Po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars.

Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna. Sfida më e madhe konsiderohet aktualisht përplasja tregtare me SHBA, pas vendimit të Donald Trump për vendosjen e doganave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar.

Nga kjo preken ndër të tjera edhe firmat gjermane, shkruan sot DW

Artikulli paraprakADEMI NË OBOT, BANORËT: PO MBYTEMI BASHKË ME PASURINË TONË
Artikulli tjetërRINAS, 7 PASAGJERË NGA TAJVANI KAPEN ME 110 STEKA CIGARE KONTRABANDË