Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massaafra deklaroi se popullsia shqiptare nga më të rejat në Europë mund të rrezikojë të kthehet me popullsinë më të vjetër, kjo si shkak i emigracionit masiv dhe uljes së numrit të lindjeve. Këto konstatime që janë shqetësuese edhe për kishën,

Massafra i bëri gjatë prezantimit të një projekti të fituar nga Caritasi Shqiptar në partneritet me Caritas Austria i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim që quhet “Your Job” dhe synon pikërisht fuqizimin e të rinjve

Helmut Rauth, drejtues i Caritas Austria deklaroi se të gjithë bashkë duhet ta luftojnë varfërinë dhe papunësinë e të rinjve

Nga ana e saj Simone Ungersbock, drejtuese e Agjencisë Austriake të Zhvillimit në Tiranë kërkoi një vëmendje më të madhe për vajzat e reja në zonat rurale që t’i krijohet mundësia e shkollimit

Projekti “Your Job” për të rinjtë nga Caritasi Shqiptar do të jetë njëkohësisht edhe në shtetet e tjera të rajonit në Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.

Artikulli paraprakSHKODËR, “DITA FUSHORE E MISRIT”
Artikulli tjetërRIKONSTRUKSION I BLLOKUT TË BANIMIT “HAMIT GJYLBEGU”