Këto janë pamjet e frikshme që vijnë nga ndeshja e Championship-it anglez mes Reading dhe Aston Villa. Në këtë përballje pati një përlasje për mund të përfundonte edhe në tragjike.

Ishte gjysma e pjesë së dytë të ndeshjes mes Reading dhe Aston Villa kur futbollisti Nelson Oliveira u shkel me këmbë në fytyrë nga kundërshtari i tij, Tyrone Mings, mbrojtës krahu i Aston Villa.

27-vjeçari Oliveira, me disa të çara në fytyrë, u detyrua të largohej nga fusha e lojës dhe u dërgua menjëherë në spital.

Disa orë më vonë, vetë lojtari postoi foton e fytyrës së tij në rrjetet sociale duke treguar dëmtimin e rëndë që kishte marrë nga shkelja me këmbë që i bëri kundërshtari i tij.

Këto ndërhyrje në lojën e futbollit shpesh kanë rezultuar me pasoja fatale për futbollistë të ndryshëm…

Artikulli paraprakERZENI ‘KËRCËNON’ VLLAZNINË, AFROHET NË 4 PIKË
Artikulli tjetërMETA PUBLIKON QËNDRIMIN PËR PROJEKTIN E UNAZËS SË RE: TË ANULOHET PROJEKTI