Anglia është tronditur ditën e djeshme për shkak se u gjendën tre pako të mbushura me lëndë plasëse nëpikat kyçe të transportit të vendit, në aeroportin Heathroë, London City Airport dhe në stacionin e trenit Ëaterloo,

Njësia anti-terror është shprehur se çantan u zbuluan pas raportimeve të shumta nga njerëz të ndryshëm.

“Pajisje të vogla të improvizuara shpërthyese” janë gjetur në çanta të ndryshme, ka njoftuar policia lokale. Në bashkëpunim mme njësitë anti-terror ka evakuuar stafin në aeroportin e Heathroë ër arsye sigurie.

Komandanti i njësive anti-terror shprehet se autorët do të shkojnë para drejtësisë, ata janë duke i analizuar dhe duke u munduar të zbulojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe kush janë autorët përgjegjës.

Asnjë person nuk u lëndua nga bombat pasi ata nuk shpërthyen falë ndërhyrjes së policisë në kohë.