Një anije mallrash me flamur shqiptar që qëndronte në një zonë shkëmbore në Lefkadha, Greqi, me një ekuipazh prej tetë anëtarësh, u përplas të premten në zonën shkëmbore detare të Akrotiri Dukatit në Lefkadha dhe ka futur ujë.

Sipas ministrisë greke të Ujërave, anija Koravi që mbante 1900 ton hekur nga Amaliada, volos, me destinacion Shqipërinë, u braktis nga ekuipazhi, që u transferua për kujdes shëndetësor në qëndrën shëndetësore të ishullit.

Në pikën ku ndodhi incidenti, Autoriteti Portual tha se po lundronin edhe dy anije të tjera.

Artikulli paraprakSULMI ME ARMË NË PODUJEVË, NDËRRON JËTË NJËRI NGA TË PLAGOSURIT
Artikulli tjetërMAKINA PERPLAS KEMBESORIN, I MERR JETEN