Komisioneri Publik ankimon vendimin për pushimin e vettingut për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë.

Ankimimi është bërë pranë Komisionit të Pavarur të Apelimit.
Zonja Fana ka dhënç dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.

Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes.

Gjithashtu, Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për pushimin e vettingut për ish-prokurorin Sulejman Tola.

Njoftimi:Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Natasha Mulaj;Relator: Rezarta Schuetz;Anëtarë: Albana Shtylla;
Ardian Hajdari;Sokol Çomo.

Artikulli paraprakTENTOI T’I JEPTE FUND JETËS, 37-VJEÇARJA DËRGOHET NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL
Artikulli tjetërPERPLASJA ME MINISTREN ,SHKARKOHET KREU I HIPOTEKËS