Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori me disa grupe pune, ku  në njërin nga këto kontrolle u ndalua shtetasi :

 

1.Pal Therqaj, 49 vjeç, banues në Malesi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi në pronën e tij në shpat të malit në fshatin Kastrat, në komunën Kastrat në vëndin e quajtur « Gropat e Ndreut », janë gjetur dhe asgjesuar :32 (tridhjetë e dy), bimë Canabis Sattiva me lartësi nga 36 cm deri ne 2.2 m. Si dhe filloj procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin :

L.S., 53 vjeç, banues në Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak  i fashit  Kastrat.

Materialet  i kaluan   Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për  shtetasin Pal Therqaj, për veprën penale « Kultivim të bimëve narkotike », parashkikuar nga neni 284 i Kodit Penal, dhe ndaj shtetasit L.S., për veprën penale « Mos kallzim krimit », parashikuar nga neni 300 i  Kodit Penal .

ANTI KANABIS, NJË I NDALUAR PË KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE

2.Në fshatin Mazrrek, në komunën Guri Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :

7 parcela me gjithsej 480 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa. 

3.Në fshatin Lisen, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, është gjetur dhe asgjesuar :

1 parcelë me gjithsej 113 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 

4.Në vëndin e quajtur « Buxith », të fshatit Korthpul, në Pukë, jane gjetur të kultivuara dhe asgjesuar :

3 (tre) parcela me 150 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva me gjatesi 50 – 100 cm. 

Në cilësinë e provës në vendin e ngjarjës është gjetur e sekuestruar 1(një) celular i markës Nokja, pa kartë SIM. 

Për këto raste :Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.