Blute e Shkodres vijojne operacionet ne te gjithe territorin e qarkut te Shkodres. Nje tejter operacion eshte zhvilluar nga strukturat Operacioni nga strukturat e Policisë Shkodër në bashëkpunim me FNSH-në. Shkatërrohen 12 parcela të kultivuara me bimë narkotike.

Asgjesohen 1530 rrënjë bimë narkotike. Gjatë ditës së djeshme, në vijim të operacioneve antikanabis nga Policia Shkodër dhe Komisariati Pukë, në bashkëpunim me FNSH, janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat janë gjetur dhe asgjesuar 12 parcela me 1530 rrënjë bimë narkotike.
Konkretisht :
-Në vëndin e quajtur « Gajnë», në fshatin Kroni Madh, në Shkodër.
– Në vëndin e quajtur « Teke kroni », në fshatin Molla Shoshit, në Shkodër.
-Në fshatin Mnelë e Vogël-Vig Mnelë, në Shkodër.
-Në fshatit Kimëz, në Gjegjan, Pukë.
-Në fshatit Buzhal, në Qelëz, Pukë.
-Në vëndin e quajtur « Krojë i Shehut pranë Prrojt të Zi », fshati Ura Shtrejtë , Shkodër.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.