Në rend të ditës gjatë seancës së Kuvendit po diskutohet për miratimin i disa ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Parashikohet që të miratohen 2 ndryshime ligjore të ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi për të arritur dy qëllime:

Së pari synon të zhbllokojë procesin e betimit të gjyqtarëve kushtetues dhe prokurorëve të posaçëm duke evituar bllokimin e këtij procesi nga institucione të tjera siç mund të jetë ai i presidentit.

LEXO EDHE:
Qeveria sjell në Kuvend 5 projekt ligje e tjera të Paketës Anti- KCK…çfarë ndryshon (DOKUMENTI)
Së dyti, lidhet me atë që kryeministri e quan KÇK. Inspektori i Lartë i Drejtësisë sa herë do të ketë një denoncim të arsyeshëm apo çështje të tjera që vihet në dijeni përmes medias apo referimeve të tjera, brenda 3 ditëve KLGJ apo KLP me kërkesë të ILD duhet të marrë një vendim të arsyetuar për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtarit apo prokurorit të dyshuar në shkelje, duke mos pritur përfundimin e hetimit.

Kryeministri Rama në fjalën e tij është shprehur se ofensiva kudër krimit të organizuar me KCK është bërë në mënyrë që të shkatërrohen këto grupe. Kryeministri është shprehur se do të punohet nga dy anët e medaljes, atë të goditjes së pasurisë së kriminelëve dhe në anë tjetër gjykatësve dhe prokurorëve të cilët mbrojnë krimin e organizuar.

“Paketa Anti-KÇK. Është fakt se në këtë fazë, ku reforma në Drejtësi vijon të zbatohet dhe Vettingu po pastron llumin, një pjesë jo e vogël e lumit e gjykatësve dhe prokurorëve që s’kan shance të kalojnë vettingun. Kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre. Është fakt që opinioni publik duhet të përballet në mënyrë të vijueshme me “aksidente” mes ligjit që thyhet përballë makinerisë së krimit në sistemin e Drejtësisë.

Nxjerrë vendime që realisht dëshpërojnë dhe synojnë gjyzimin e opinionit publik. Vendime të tmerrshme. Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm. Tjetërsimet e pronave me interes të madh kombëtar në bregdet. Për këtë arsye kemi vendosur të ndërmarrim ofensivë si asnjë herë më par në të dy anët e medaljes. Në anën që është pasqyrë e fuqisë financiare të krimit dh enë anën tjetër e krimit në sistemin e drejtësisë për mbrojtjen e krimit të organizuar. Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar. Ata që do ndërmarrin akte kriminale ndaj ligjit dhe ndaj shoqërisë.

I japim një fuqi ILD dhe i japim mundësi të reagoj në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi ndaj krimit duke kërkuar brenda tre ditëve pezullimit të tyre nga detyra. I japim një fuqi e pezullimit të menjëhershmë të fillimit të hetimeve për gjykatësi. Këta që mendojnë se do kapin ca të kapin do ju bëhet më keq se vettingu. Menjëherë verifikim i pasurisë. E treta të pezulluar të verifikuar.

Hapje e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave. S’ka më macja miu. E kemi tronditur në palcë krimin e organizuar me OFL. Në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi për të bërë rolin e avokatit. Për të realativizuar aktet e njerëzve që kanë vënë pasuri duke vrarë. Kanë shfrytëzuar vajza si prostituta duke bërë para me nderin e tyre. Me njerëz që kanë futur drogë e marrë pjesë në rrjedhën e krimit e që janë të dënuar nga drejtësia e lodhur shqiptare. Për njerëz që kanë njollosur në vijimësi të gjithë politikanët shqiptarë.

Nuk jemi të gjithë njësoj. Ka politikanë të lidhur me krimin por janë ata që flasim më shumë. Ofensiva nuk është një lojë as aksion i radhës por është operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar. Duke goditur pasurinë. Burgu për këta nuk mjafton duhet zhveshur nga pasuria.

Duhet të bëjmë të pamundur që me makinat të bëjnë karshillëk. Të hapen sediljesh në lokale. Të detyruar që të jetojnë në sytë e këtyre llumi. Ka në mes të Parisit por është nën tokë, këta dalin mbi tokë. Do ti fusim nën tokë. Ne mbi tokë ata nën tokë. Jo të dyja palët sipër tokës. Tani shumë kush edhe në ndikimin e probagandës që e kthyen parlamentin në një mejhane e që bën smos për të lidhur PS me krimin bëjnë që të thonë pse merremi me ta. Pse kaq vonë? Kjo nuk bëhej dot dje. Shteti janë edhe gjykata edhe policia por është vënë nën akuza.” tha Rama.