Gjatë dy javëve të fundit, janë evidentuar 55 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksoi se janë proceduar penalisht 80 autorë, nga të cilët 11 autorë të arrestuar apo ndaluar dhe 69 të tjerët ndiqen në gjendje të lire.

Bazuar në raportin e kontrollit, për shkeljet e konstatuara, Task Forca Antikorrupsionka rekomanduar dhënien e13 masave disiplinore, nga të cilat 2 largime nga puna.

Më konkretisht, Gjonaj bëri me dije që për Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë është rekomanduar:
-Largimi nga puna për Përgjegjësin e Sektorit të Testimeve, Dega e Drejtuesve të mjeteve;

-Dhe 5 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 4 specialistë të testimit, Dega e Drejtuesve të mjeteve dhe për përgjegjësin e sektorit juridik
Për Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është rekomanduar:

-Largimi nga puna për Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve;
-3 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 3 specialistë të testimit në Degën e Drejtuesve të mjeteve;

-3 masa administrative “Vërejtje” për drejtorinë rajonal të Elbasanit, kryetaren e degës së financës dhe 1 specialist testimi pranë Degës së Drejtuesve të Mjeteve.

Task Forca Antikorrupsion në zbatim të detyrave të saj funksionale krahas masave ndëshkimore ka rekomanduar edhe marrjen e 7 masave të tjera organizative, të cilat do të bëjnë të mundur që shkeljet e konstatuara të mos përsëriten më në të ardhmen.

“Ndër procedimet penale të javës së fundit, bën pjesë edhe rasti i një pedagogun e Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Vlorës, i cili u denoncua në media se i kishte marrë ryshfet një studenti për t’i mundësuar marrjen e një provimi”, tha Gjonaj.