Gjashtë institucione në Shkodër, mes tyre Hipoteka, ALUIZNI dhe spitali janë shkundur nga Task Forca Antikorrupsion

e cila ka zhvilluar kontrolle dhe inspektime në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut, sipas një skeme të ndërtuar mbi bazën e denoncimeve të bëra nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes Shqipëriaqeduam.al.

Rezultatet e aksionit në dy javë i ka bërë të ditura vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sipas së cilës vetëm në dy javët e para të muajit shtator janë ndërmarrë 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna.

Nga inspektimet e kryera me grupe ndërinstitucionale, janë evidentuar shkelje dhe abuzime të cilat përmbajnë elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilët janë kryer kallzimet penale në organin e Prokurorisë së Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 13 ZJARRE NË 24 ORË
Artikulli tjetërDIGJET TRANFORMATORI, FSHATI PLLANË PA DRITA