Agjentët e Policisë italiane të skuadrave të lëvizshme në Foggia, Bari dhe Shërbimi Qëndror operativ në orët e para të këtij mëngjesi po ndërmarrin një operacion të madh pas një hetimi të gjatë,

që bëri të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal të lidhur me grupin mafioz të klanit Montanari.

Hetimi, i koduar si ‘Stirpe criminale’ për shkak të nivelit kriminal dhe lidhjeve të rëndësishme familjare të një prej drejtuesve më të lartë me organizatën kriminale të lartpërmendur,

bëri të mundur të mësohet si ishte vendosur monopoli i menaxhimit të drogës në gjithë qytetin Manfredonia dhe shitja e sasive të mëdha të drogës për të furnizuar sheshet e qyteti si dhe si ishin kapur pikat strategjike nga eksponentët e këtij grupi.