KOKAJ: FITORJA DO TË JETË E PËRBASHKËT PËR TË GJITHË MALËSINË. Në kuadër të takimeve me strukturat e PD- së në rrethin e Malësisë së Madhe, kandidati I PD- së për këtë bashki Anton Kokaj ka zhvilluar një takim me strukturat e Shkrelit. Kanë qënë drejtuesit e PD- së në Malësinë e Madhe, dhe kryekomunari I Shkrelit që kanë kërkuar angazhim maksimal për të fituar me 21 Qershor kandidati I PD- së Anton Kokajn.

Edhe nga Shkreli, kandidati I së djathtës Anton Kokaj ka theksuar faktin se me fitoren e Kokajt nuk fiton vetëm ai, por e gjithë malësia e Madhe. Gjatë takimit me strukturat e Shkrelit, anatarët e PD- së kanë premtuar një mobilizim edhe më të madh për tu angazhuar në fitoren e Anton Kokajt dhe partisë demokratike me 21 Qershor.