KOKAJ: GJITHÇKA DO TË VLERËSOHET MBI BAZËN E MERITAVE TË GJITHSECILIT. Takimi me strukturat e partisë demokratike në komunën e Kelmendit ka qënë ndalesa e radhës për kandidatin e selisë blu për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokajn.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët e Kelmendit deputeti I PD- se Gjovalin Bzhetaj ka theksuar se me votën ndaj PD- së nuk I bëhët nder vetëm të djathtëve por edhe të majtëve të cilët e kanë humbur shpresën tek Edi Rama. Përapra Kelmendasve, kandidati I PD- së për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokaj ka theksuar faktin se cdo gjë do vlerësohet në bazë të meritave që do jepen gjatë zgjedhjeve vendore. Edhe gjatë takimit në Kelmend, Anton Kokaj ka marrë mbështetje maksimale nga demokratët ndërsa me vetë ka marrë edhe premtimin për një fitore të thellë me 21 Qershor.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI, NË TRYEZËN ME SHËNDETËSINË
Artikulli tjetërBESIMTARËT E KRISHTERË, FESTOJNË SHËN MARKUN