AGJENSIA E LAJMEVE PRESTIGJOZE DEKLARON SE SITUATA ËSHTË E BRISHTË.Agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se ka shqetësime se Serbia po i “kthehet sundimit të hekurt të nacionalizmit”.“Gjuha e urrejtjes është në rritje. Propaganda anti-perëndimore mbush valët ajrore. Gazetarët liberalë hiqen nga puna. Nacionalistët flasin për ripërcaktim kufijsh në Ballkan.

Vrasjet në stilin e mafias, diçka me të cilën njihen vitet e pushtetit të Sllobodan Milosheviqit, po rikthehen. Dhe derisa Rusia dhe Perëndimi përplasen për Ukrainën, Serbia po hyn vendosmërisht në kampin e mentorit të saj tradicional – Moskës, madje edhe në kohën kur po përpiqet të avancojë rastin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.AP vlerëson se Serbia, “stabiliteti i së cilës është jetësor për paqe në Ballkanin e brishtë, po vëlon qëkur tensionet etnike dhe sociale shpërthyen” pas ndeshjes në futboll ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016. Loja u pezullua në minutat e fundit të pjesës së parë, për shkak të tensioneve në stadiumin e Beogradit.“Retorika e zhurmshme dhe në rritje e nacionalistëve serbë, e toleruar, në mos e trimëruar nga qeveria, ka nxitur te shumëkush dyshimet për kthimin e politikave të njohura të Millosheviqit, me gjithë qëndrimin pro-BE të proklamuar nga qeveria aktuale e djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Aleksandar Vuçiç”.

 

 

 

Artikulli paraprakFOND I RI KUNDËR EBOLËS
Artikulli tjetërATHINA PËRFSHIHET NGA DHUNA