Terroristi italian Cesare Battisti i arrestuar në Bolivi 40 vite pas arratisjes së tij nga burgu dhe i deportuar në Itali disa muaj më parë i është vendosur masa përfundimtare e arrestit “burgim i përjetshëm”.

Vendimi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit e Milanos.
Cesare Battisti, 64 vjeç, është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetshme për katër vrasje të kryera në 1970, ku njëri prej viktimave ishte agjent i Policisë së forcave speciale të Milanos, por vetë Battisti i kishte mohuar akuzat.

Mediat italiane shkruajnë se gjykatësit hodhën poshtë kërkesën për mbrojtjen e Battistit për të mos dhënë vendimin “burgim i përjetshëm”, por vetëm 30 vjet burg, të cilat më pas do të konvertoheshin në rreth 20 vjet e 7 muaj.